Milan i vihet pas mbrojtësit 19 vjeçar

22:13 | 22 Tetor 2019

Milani interesohet për një mbrojtës nga gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich.

Rossonerët janë duke ndjekur mbrojtësin 19-vjeçar Lars Lukas Mai. I riu është kapiten i skuadrës U-19 vjeçare të Bayern, duke u paraqitur në çdo ndeshje për ta në ligë deri tani këtë sezon ,përcjell ORAinfo.

Kontrata e tij skadon me ekipin gjermane në vitin 2022, por kuqezinjtë mund të jenë të prirur të marrin një shans për mbrojtësin e ri para se të depërtojnë në ekipin e parë të klubit.

Sidoqoftë, Milani nuk është e vetmja skuadër që e përcjellë yllin e ri. Rivalët e Bayernit, Borussia Dortmund janë gjithashtu të interesuar për Mai, që do të thotë kuqezinjve do të duhet të luftojnë nëse ata do të sigurojnë nënshkrimin e tij në janar./ORAinfo/

Komento: