Milan me fat, merr super-lajm

10:48 | 25 Nëntor 2019

Milani, mori vetëm një pikë në ndeshjen kundër Napolit në San Siro, duke shmangur edhe një humbje tjetër.

Sidoqoftë, nuk ishte as rezultati më i mirë për ta, pasi ato kanë nevojë të madhe për fitore. Nga ana tjetër, ata mund të kenë pak më shumë fat në frontin e lëndimeve të futbollistëve, përcjell ORAinfo.

Lajm i mirë është se Borini dhe Castillejo u kthyen në stërvitje me grupin.

Ndërkohë, Rebic do të ekzaminohet më me kujdes, pasi kishte një dhimbje në gju gjatë ndeshjes kundër Napolit.

Të martën, ekipi do të kthehet në stërvitje pasi ata kanë një ditë pushimi sot. Do të ketë edhe teste për Duarten, i cili mbeti jashtë skuadrës kundër Napolit për shkak të një problemi në thembër.

Rodriguez, i cili po vuan nga një inflamacion në ligamentin e gjurit të majtë, është ende nën vëzhgim nga ekipi mjekësor. Mbetet për tu parë se si do të jetë situata për lojën në Parma të Dielën./ORAinfo/

Komento: