Milan me kët formacion synon ta mposh Spalin

13:02 | 31 Tetor 2019

Formacionet e mundshme: Milan – Spal.

Suso mund të jetë në stol për Milanin, pasi ata presin Spal këtë mbrëmje.

Milani po kërkon fitoren e tyre të parë që nga ajo ndaj Genoas më 5 tetor, por do të përballen me një Spal mjaft problematik.

La Gazzetta dello Sport sugjeron që Samu Castillejo është i gatshëm të zërë vendin e Suso, kështu që ende nuk ka vend për Ante Rebic, përcjell lajmi.net.

Ismael Bennacer mund të luajë në vend të Lucas Biglia.

Milan (4-3-3): G Donnarumma; Duarte, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Bennacer, Paquetá; Castillejo, Piatek, Calhanoglu

SPAL (3-5-2): Berisha; Tomovic, Vicari, Igor; Strefezza, Murgia, Valdifiori, Kurtic, Reca; Petagna, Floccari

Ndeshja fillon në orën 21:00.

Komento: