Milan me një transfer nga Argjentina po e zëvëndëson yllin e madh

10:48 | 07 Nëntor 2019

Gjigantët italianë të Serie A , Milan po shikojnë nënshkrimin e portierit të klubit argjentinas Boca Juniors Esteban Andrada në afatin e ardhshëm të transferimit.

Portieri aktual i Milanit, Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga klubi në muajt e ardhshëm pasi kuqezinjtë aktualisht po përpiqen të balancojnë librat e tyre dhe do të duhet të shesin pak nga pasuritë e tyre me çmim në të ardhmen e afërt, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetarit argjentinas Costa të cituar nga Calciomercato, klubi me qendër në Milano e ka identifikuar Andrada si zëvendësimin e përsosur për 20-vjeçarin dhe ka pasur bisedime midis klubit italian dhe Boca Juniros në të kaluarën e afërt. /ORAinfo/

Komento: