Milan me shumë mungesa kundër Juventusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milan me shumë mungesa kundër Juventusit

21:41 | 09 Nëntor 2019

Milani do luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Juventusi në transfertë.

Për këtë takim trajneri Pioli nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Musaçhio, sulmuesin Castillejo dhe Borinin për shkak dëmtimesh.

Por trajnerin kuqezi ka lënë jashtë skuadre mesfushorin Kessie për arsye teknike.
Një vendim disi i çuditshëm duke parë që Kessie ka qenë një nga titullarët e skuadrës deri më tani për sfidën ndaj Juventusit nuk thirret as në stol.

Ndërkohë Suso është rikuperuar nga dëmtimi dhe është përfshirë në listë nga trajneri Pioli.

Portierët: Donnarumma A., Donnarumma G., Reina.
Mbrojtësit: Calabria, Caldara, Conti, Duarte, Gabbia, Hernandez, Rodríguez, Romagnoli.
Mesfushorët: Bennacer, Biglia, Bonaventura, Çalhanoglu, Krunic, Paqueta.
Sulmuesit: Leao, Piatek, Rebic, Suso.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!