Milan me vendim të papritur për Andre Silva

15:46 | 21 Nëntor 2019

Drejtuesit e Milan dje janë takuar me agjentin Jorge Mendes.

Gazzetta Dello Sport raporton se takimi nuk ishte vetëm për mundësi të reja, por edhe për të hedhur në treg një prej lojtarëve të tyre të huazuar, Andre Silva, përcjell ORAifno.

Sulmuesi portugez aktualisht është duke luajtur për Eintracht Frankfurt, pasi iu bashkua atyre me një hua dy vjeçare gjatë verës.

Sipas raportit, pala gjermane duhet të vendos për blerjen e lojtarit, përndryshe, kuqezinjtë mund ta shesin lojtarin në fund të sezonit. /ORAinfo/

Komento: