Milan në aksion, po bisedojnë me sulmuesin i cili shihet si zëvendësues i Ibrahimoviç e Giroud

23:17 | 05 Janar 2022

Derisa koha e Zlatan Ibrahimoviç dhe Olivier Giroud po perendon, AC Milan ka nisur të mendoj për një zëvendësus të tyre.

Një nga lojtarët që ka përfunduar në radarin e tyre është Kolo Muani.

23-vjeçari ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje për Nantes këtë sezon, duke tërhequr interesin e disa skuadrave të mëdha.

Përveç kësaj, kontrata e tij do të përfundojë në verë dhe kështu ai mund të arrijë pa pagesë, përcjell ORAinfo.

Gazzetta Dello Sport raportoi këtë mëngjes se Milani mund të përshpejtojë nënshkrimin, duke paguar një kompensim të vogël këtë muaj në vend që të presë.

Kjo pasi sipas gazetës gjermane Bild, Eintracht Frankfurt dhe Liverpool janë gjithashtu shumë të interesuar për lojtarin.

Agjenti i lojtarit e ka këshilluar Muanin që të kalojë në Bundesligë pasi është zgjidhja më e mirë për karrierën e tij.

Nga ana tjetër, familja e tij po diskuton se cila do të ishte alternativa më e mirë financiare për ta. /ORAinfo/

Komento: