Milan në festë, dy transferimet e reja pritet të debutojnë këtë javë

14:11 | 10 Shtator 2019

Milan ka marrë një lajm të mirë para sfidës kundër Veronas këtë vikend.

Dy transferimet e reja, Theo Hernandez dhe Ante Rebic do të jenë të gatshmë për të filluar këtë sfidë qysh nga minuta e parë, përcjell ORAinfo.

Gazeta dela Sport raporton sot se Hernandez dhe Rebic tani janë në dispozicion të trajnerit Marco Giampaolo për sfidën kudër Veronas.

Ky është një lajm i mirë edhe për tifozët të cilët me padurim janë duke e pritur debutimin e tyre. /ORAinfo/

Komento: