Milan në krizë, sulmuesi i njohur kërkon rikthimin në ‘San Siro’

12:53 | 30 Shtator 2019

AC Milan aktualisht po kalon një krizë, pasi ata kanë humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para të sezonit në Serie A.

Presioni po rritet tek lojtari dhe veçanërisht te menaxheri, Marco Giampaolo, i cili është kritikuar shumë si rezultat i fillimit të dobët, përcjell ORAinfo.

Mbrëmë, kuqezinjtë u dominuan plotësisht nga Fiorentina në San Siro, duke humbur përfundimisht ndeshjen 3:1.

Për tifozët, performanca e Milanit ishte shumë e dobët, pasi lojtarën u dorëzuan para se gjyqtari i ndeshjes t’i binte bilbilit.

Në këtë situatë po bashkëndjejnë edhe ish-lojtarët e Milan.

Ish-sulmuesi Keisuke Honda ka ofruar të ndihmojë djemët e Giampaolo, për t’iu rikthyer rezultateve pozitive.

“Unë gjithmonë kam dashur t’ju ndihmoj. Më telefononi kur të keni nevojë për mua, Milano”, ka shkruar Honda në twitter.

Mbetet për tu parë nëse menaxhmenti do të shfrytëzojë rastin dhe ta transferoj Hondan, megjithëse për momentin një gjë e tillë duket vështirë e realizueshme. /ORAinfo/

Komento: