Milan në Ligën e Kampionëve !

13:12 | 03 Nëntor 2019

Objektivi për Milanin është akoma Liga e Kampionëve, një gjë kjo jo e pamundur.

Milani akoma beson në vendin e katërt dhe e bën këtë përmes fjalëve të Stefano Pioli, i cili dje, në prag të ndeshjes së sotme kundër Lazios, iu drejtua kësaj çështje,përcjell ORAinfo.

“Ne kemi besim në të. Nëse besoni në diçka, bëhet e mundur. Në fund të sezonit, ne do të bëjmë përfundime por duhet të besojmë në të. Ne duhet të dëshmojmë se jemi një ekip nga fillimi deri në fund, vetëm në atë mënyrë ne mund të luajmë kundër kujtdo, “tha trajneri kuqezinj në një intervistë për Sky Sport .

Për t’u rikthyer në garat evropiane që llogariten, Milano ka nevojë për (gjithashtu) përforcime të rëndësishme në janar. Boban dhe Maldini janë mirë të vetëdijshëm për këtë, dhe shumë herë – në javët e fundit – kanë pranuar që ekipi është shumë i ri dhe ka nevojë për udhëheqës me përvojë.

Në këtë drejtim, të dy drejtuesit, po përpiqen të bindin Elliott të përqendrohet në disa elementë që mund të sjellin pjekuri dhe përvojë në ekip. Sipas Corriere della Sera (përmes Calciomercato.com), tani ka disa hapje nga ana e pronësisë në funksion të kualifikimit ende të mundshëm në Ligën e Kampionëve./ORAinfo/

Komento: