Milan në luftë me Barcelonën dhe Man Cityn për talentin e madh

19:10 | 17 Mars 2022

AC Milan përballet me konkurrencë të madhe në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me mesfushorin e Monacos, Mamadou Coulibaly në një transferim të lirë gjatë verës.

Calciomercato raportoi se Milani dëshiron të nënshkruaj me 17-vjeçarin Coulibaly, pasi i ka prezantuar projektin e tyre familjes dhe rrethimit të tij dhe me lojtarin qe është ‘magjepsur’ nga ajo që i është paraqitur nga Milan, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, raporti thekson se kuqezinjtë nuk janë klubi i vetëm që kanë interes për adoleshentin sepse Barcelona është gjithashtu e interesuar për të.

Barcelona ka pasur sukses me nënshkrimin e lojtarëve të rinj si Pedri dhe Araujo, të cilët janë vendosur në ekipin e parë, e këtë ka gjasa ta bëjnë edhe me Coulibaly.

Skautët e Barçës kanë qenë aktivë dhe ata e shohin Coulibaly-n si një mundësi reale në treg pas raporteve të shkëlqyera me Monacon.

Edhe Manchester City përmendet gjithashtu si i interesuar, por ai është në radarin e Blaugranas dhe lojtari së shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e tij. /ORAinfo/

Komento: