Milan nis bisedimet me klubin nga Lige 1, po tenton transferimin e mesfushorit 30 milionësh

17:15 | 04 Janar 2022

Milani është në bisedime me Lillen për të transferuar Renato Sanchesin.

Raportohet se mesfushori portugez ka oferta edhe nga Angli, por destinacioni i tij i ardhshëm është “San Siro”.

Sanchesi shihet si zëvendësues i Franck Kessiet, i cili në verë mund të largohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Milanin.

Sanchesi është pjesë e Lillet prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Komento: