Milan nis revolucionin, e nis me një transferim të madh

10:42 | 01 Qershor 2020

AC Milan e ka gati nisjen e revolucionit. Kuqezinjtë javën tjetër pritet të zyrtarizojnë trajnerin gjerman, Ralf Rangnick.

Menaxheri gjerman pritet të udhëheqë revolucionin e të rinjve, duke zbatuar modelin RB Leipzig në klub.

Sky Italia raporton se java e ardhshme do të jetë vendimtare për arritjen e marrëveshjes mes Milanit dhe Rangnick, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi javën e ardhshme Rangnick do të vendos përfundimit nëse pajtohet me projektin e Rossonerit.

Kësisojë Milan pritet të nis revolucionin me trajnerin gjerman, për të sjell pastaj edhe shumë talentë të rinj në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: