Milan nuk humb kohë, gjen trajnerin e ri

14:21 | 30 Shtator 2019

Milan është në krizë të madhe.

Me presionin që është duke u bërë ndaj Marco Giampaolos pas humbjes së katërt në gjashtë ndeshje, AC Milani thuhet se ka kontaktuar Andriy Shevchenkon për të zëvendësuar trajnerin e tashëm.

Sipas “Dailymail”-it, trajneri aktual i Ukrainës është duke u konsideruar si zëvendësimi i mundshëm i Giampaolos, të cilit thuhet se do t’i jepet edhe një shans i vogël me një lojë tjetër për të shpëtuar punën e tij.

Shevchenko ka qenë një nga sulmuesit më të mëdhenj të klubit të Milanos, duke fituar Serien A dhe Ligën e Kampionëve dhe duke shënuar 175 gola në 322 ndeshje.

Ukrainasi, do të ishte më i pëlqyeri i tifozëve për të drejtuar skuadrën e Milanit pas kohës së tij shumë të suksesshme në klub.

Komento: