Milan nuk ndalet, po ia merr yllin e madh Juventusit

23:28 | 04 Dhjetor 2019

AC Milan është në një garë me katër skuadra për të nënshkruar mesfushorin e Juventusit, Emre Can në afatin kalimtar të janarit.

Të Premten u raportua se Milano ka interesim për Emre Can, një lojtar që po lufton për një vend në skuadrën që e udhëheq Maurizio Sarri , përcjell ORAinfo.

Cant ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare me Bianconeri pas skadimit të kontratës së tij me Liverpool dy vjet më parë, por ka bërë vetëm pesë paraqitje konkurruese në të gjitha garat këtë sezon.

Sipas Tuttosport edhe pse Milano janë një nga katër skuadrat që janë duke luftuar për të zbarkuar yllin e Gjermanisë./ORAinfo/

Komento: