Milan pezullon bashkëpunimin me sponsorin rus

23:58 | 19 Mars 2022

AC Milan, nuk do të bashkëpunojë më me sponsorin rus FonBet duke ndjekur shembullin e klubeve evropiane.

Italia, Evropa dhe në përgjithësi e gjithë bota po përpiqen ta vendosin Rusinë në mur. Qëllimi është të detyrohet shteti i fuqishëm të përfundojë sulmet ushtarake në Ukrainë dhe të tërheqë trupat.

Lufta në vendin lindor po u kushton jetën mijëra civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, të pamerituar për asnjë dënim,përcjell ORAinfo.

Bankat, ndërmarrjet, kompanitë po ndërpresin çdo lloj marrëveshjeje tregtare dhe ekonomike me shtetin e drejtuar nga Vladimir Putin.

Veprime të përbashkëta që mund ta çojnë Rusinë në kolaps total social dhe financiar.

Edhe klubet e futbollit, në mënyrën e tyre të vogël, kanë vendosur bllokime në komunikimet tregtare me Rusinë. Sidomos në aspektin e sponsorizimeve.
Gazprom është shembulli kryesor.

Shumëkombëshe ruse që i kishte dhënë hua markën e saj UEFA-s dhe ekipeve profesionale (Schalke 04) si sponsor i nivelit të lartë. Por jo vetëm. AC Milan gjithashtu ka ndërprerë marrëveshjen e tyre të sponsorizimit me sponsorin e vetëm rus në listën e tyre.

AC Milan do t’i japë fund partneritetit të tyre me FonBet, kompania numër një e basteve online në Rusi. Kuqezinjtë, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Putin, pezulluan marrëveshjen e partneritetit me sponsorin rus.

Real Madrid dhe Paris Saint Germain kanë bërë të njëjtën gjë duke ndërprerë lidhjet e tyre me FonBet.

AC Milan është një nga klubet evropiane më aktive në frontin e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Ka shumë iniciativa të kryera nga klubi për të ofruar mbështetje dhe nevoja elementare për njerëzit e rraskapitur nga lufta.

Lëvizja për të pezulluar partneritetin me sponsorin rus sigurisht që nuk është befasuese. /ORAinfo/

Komento: