Milan po e mendon transferimin e Enis Bardhit

11:31 | 22 Janar 2022

Lojtari me origjinë shqiptare që luan me Levanten në La Liga, është kthyer në një nga lojtarët e kërkuar në këtë merkato.

Skuadra spanjolle nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll, teksa në 21 ndeshje ka arritur të marrë vetëm 2 fitore duke u pozicionuar kështu në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Sipas “Superdeporti”, Enis Bardhi mund të largohet nga Levante për të nisur një eksperiencë të re në kampionatin Italian.

Milan ka shprehur interesin për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Pas Milanit, raportohet se edhe Torino është vënë në ndjekje të shqiptarit, kontrata e të cilit me Levanten përfundon në fund të këtij sezoni.

26-vjeçari ka 3 gola e dy asistime në 16 ndeshje të luajtuara në këtë sezon në La Liga.

Komento: