Milan po e shet yllin 40 milionësh

16:58 | 01 Janar 2020

AC Milan, është ende në pritje të një oferte afër vlerësimit të 40 milion eurove për largimin e mesfushorit sulmues Lucas Paquetá.

Ylli brazilian është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit, por ka qenë duke u përpjekur të përshtatet për jetën në Itali edhe që kur bëri një lëvizje nga Flamengo në janar 2019 për një tarifë transferimi të raportuar prej 38 milion €,përcjell ORAinfo.

Është raportuar më herët që hierarkia e Milanit është e gatshme ta lërë Paquetá të largohet në dritaren e transferimit të mesit të sezonit, por janë të gatshëm ta bëjnë këtë vetëm nëse dikush do të paraqitet me një ofertë afër shumës që ata kanë paguar për të marrë shërbimet e lojtarit./ORAinfo/

Komento: