Milan po e transferon Lingard me parametra zero

17:09 | 18 Mars 2022

Lingard gjatë kësaj vere në Serie A me parametra zero.

Ky është viti i fundit i Jesse Lingard me skuadrën e Manchester United pasi i skadon kontrata aktuale dhe rinovimi nuk është në planet e asnjërës palë.

Interesim të madh për të ka edhe brenda Anglisë ku West Ham dhe Newcastle po përpiqen ta bindin atë që të qëndrojë akoma në ishull por gjithçka duket e kotë pasi futbollisti duket se e ka ndarë mendjen.

Ai po synon që të transferohet në Serie A ku tashmë i ka ofruar shërbimet e tij tek dy prej skuadrave më të mëdha në Itali, Milan dhe Roma.

Gazetari sportiv Nicolo Schira ka bërë të ditur që deri më tani nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga dy gjigantët e Serie A mirëpo një emër si Lingard mund ti përshtatet të dy skuadrave.

Komento: