Milan po e transferon lojtarin që e kërkoi e gjihta bota

11:51 | 08 Shtator 2019

Milan ritet të jetë aktiv në tregun e transferimeve të janarit.

Milan po monitoron gjashtë lojtarë të Amerikës së Jugut përpara lëvizjeve të mundshme në të ardhmen.

Sipas një raporti nga Calciomercato, kuqezinjtë janë duke vazhduar misionin e tyre të Amerikës së Jugut dhe kanë sytë për një numër lojtarësh të tjerë, përcjell ORAinfo.

Emri i parë i përmendur është Everton Soares i Gremio, një lojtar shumë i vlerësuar nga Brazili i cili – sipas Di Marzio – doli si një opsion vonë në dritaren e fundit.

Ekziston shumë konkurrencë për nënshkrimin e tij, pretendon raporti, dhe një çmim prej të paktën 40 milionë eurove do të duheshin për ta blerë atë nga anën e tij të tanishme – kjo është arsyeja pse Milani me sa duket mund të zgjedhë të merret me objektiva të tjerë.

Milan është duke bërë qmos që të sigurojë mjetet për transferimin e Everton i cili shihet si një zgjedhje ideale për rosonerët. /ORAinfo/

Komento: