Milan po e transferon sulmuesin brazilian

13:32 | 18 Nëntor 2019

Rosssonerët e kanë ndërmend të forcohen.

Milan është në ndjekje të një sulmuesi. Kuqezinjtë janë duke kaluar një përiudhë të keqe gjatë këtij sezoni, teksa ndodhen në vendet e fundit të renditjes.

Drejtuesit kuqezinj janë duke parë mundësinë e afrimit të Taison nga Shaktar. Braziliani nuk po kalon periudhë të qetë në Ukrainë, teksa në ndeshjet e fundit ka rënë preh e racizmit.

“E kam menduar mirë, pas episodeve të ndodhura së fundmi ka ardhur koha të largohem nga Shaktar. Ky është vullneti im dhe dua të ndihem I lumtur diku tjetër. Milan ka ofruar 30 milion (euro) për mua, një propozim interesant ky por që u refuzua nga Shaktar”. Pas këtyre fjalëve, Milan duket se do të tentojë sërish, për të patur në ekip sulmuesin që ka surprizuar në Europë.

Komento: