Milan po ia merr dyshen e frikshme Juventusit

20:37 | 10 Nëntor 2019

Nuk është sekret që AC Milan po kërkon të forcojë skuadrën e tyre në janar, pas një fillimi shumë të dobët të sezonit.

Me 15 gola të pranuar në 11 ndeshje, mbrojtja duhet të forcohet nga menaxhmenti.

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport ekipi nga San Siro po studion dy mbrojtës të Juventus: Daniele Rugani dhe mbi të gjitha Merih Demiral, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, ai nuk ka arritur të bëjë përshtypje te Juventus deri më tani këtë sezon, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës së tij në pankinë pasi Sarri ka zgjedhur partneritetin Bonucci-De Ligt.

Prandaj, Milani mund të bëjë një përpjekje të re për mbrojtësin turk./ORAinfo/

Komento:
Lajme të tjera