Milan po synon transferimin e mbrojtësit 22 vjeçar nga Premierliga

19:24 | 19 Janar 2022

Milani është duke tentuar transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Japhet Tanganga, raporton të mërkurën “The Sun”.

Skuadra kuqezi synon ta afrojë 22-vjeçarin në formë huazimi, por Tottenhami insiston ta shesë kartonin e mbrojtësit anglez.

Skuadra e Premier Leagues kërkon rreth 25 milionë euro për ish-mbrojtësin e U-21 të Anglisë.

Me Tottenhamin futbollisti i lindur në Kongo ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Këtë edicion për ekipin e parë ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: