Milan po tenton ta transferoj lojtarin që po e mahnitë botën

12:00 | 14 Shtator 2019

AC Milan po tenton ta transferoj talentin e madh të Benficas, Gedson Fernandes.

20-vjeçari është një nga talentet më të ndritshme të Portugalisë dhe ka impresionuar për Benfica sezonin e kaluar, duke u shfaqur 22 herë në ligë, përcjell ORAinfo.

Ai gjithashtu luajti për skuadrën e Portugalisë nën-20-të në Kupën Botërore të FIFA nën 20 vjeç.

Calciomercato raporton se Gedson ka një klauzolë lëshimi prej 120 milionë eurosh, por atij mund t’i lejohet të largohet nga klubi për 50 milionë euro.

Milan kishin provuar transferimin e mesfushorit verën e kaluar dhe ata duket se synojnë ta transferojnë atë qysh në janar. /ORAinfo/

Komento: