Milan po transferon super-lojtarin në janar

17:19 | 29 Tetor 2019

AC Milan po shqyrton të bëjë një ofertë për yllin e Tottenhamin , Serge Aurier, thotë Calciomercato.

Mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar u bashkua me klubin londinez nga Paris Saint-Germain në 2017, por raportohet se iu afrua largimit të klubit në dritaren e transferimit të verës,përcjell ORAinfo.

Milani ka qenë i lidhur me të për ca kohë dhe mund të përpiqet ta joshë atë në Itali në vitin 2020./ORAinfo/

Komento: