Milan ‘sakaton’ Chelsean, gati 5 transferime nga kjo skuadër

12:22 | 16 Korrik 2021

Gati 5 transferime nga skuadra e Chelseas.

Marrëdhëniet në mes të Chelseas dhe Milanit po përforcohen çdo ditë e më shumë.

Pas arritjes së marrëveshjes për transferimet e Olivier Giroud dhe Fikayo Tomori tashmë edhe 3 blerje të reja po bëhen gati nga skuadra e Stefano Piolit.

Rossonerët këtë verë deri në këtë periudhë padyshim që janë skuadra më aktive në merkato.

Tashmë në listën e kuqezinjëve janë futur edhe emrat e Tiemoue Bakayoko, Davide Zappacosta dhe Hakim Ziyech.

Që të tre këta futbollistë nuk janë më në planet e teknikut gjerman Thomas Tuchel dhe londinezët kanë shfaqur gatishmërinë për të arritur marrëveshjen për transferimin e treshes në San Siro.

Komento: