Milan sfidon Liverpool për mbrojtësin nga Bundesliga

23:14 | 25 Janar 2022

Milan janë në garë me Liverpool për mbrojtësin e Schalke 04, Malick Thiaw, thonë disa burime në Itali

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia, Milannews.it dhe të tjerët, Thiaw është identifikuar nga drejtori Paolo Maldini si një përforcim për mbrojtjen e tyre në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

20 vjeçari i përshtatet profilit që ka zgjedhur Maldini për lojtarët e rinj, ku ky i fundit do të ishte transfer për disa vite dhe jo vetëm për pak muaj sa për të mbushur zbrazëtirën e të lënduarit Simon Kjaerit.

Mbrojtësi i gjatë ka dy gola në gjashtë paraqitje për Gjermaninë U21 dhe është produkt i të rinjve të Akademisë së Schalke.

Negociatat janë në fazën fillestare dhe duket se ka një diferencë të madhe të çmimit që klubi gjerman e vlerëson lojtarin dhe propozimit të Milanit këtë moment.

Po ashtu ka shqetësime që Liverpool po ashtu është duke e përcjellë atë nga afër. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024 dhe ai luan për skuadrën senior të Schalkes që nga viti 2020.

Komento: