Milan – Shevchenko, vjen lajmi bombë nga Italia

08:23 | 30 Shtator 2019

Milan është duke kaluar një krizë të thellë nën menaxhimin e Marco Giampaolos.

E ardhmja e Marco Giampaolos është vënë në dyshim pas humbjes së katërt të Milanit në gjashtë ndeshjet e para në Serie A.

Rossonerët u nënshtruan në shtëpi nga Fiorentina (1-3), gjë që nxiti protestën e tifozëve të cilët u larguan nga San Siro pa përfunduar ndeshja.

Pas ndeshjes, Giampaolo deklaroi se e pranon përgjegjësinë, porse nuk e ka në plan të japë dorëheqje, sepse u beson ideve të tij.

Sido që të jetë, shefat e Milanit tashmë po mendojnë për trajnerin e ardhshëm dhe Tuttomercatoweb raporton se e kanë kontaktuar legjendën e klubit, Andriy Shevchenko.

Ish-sulmuesi ukrainas ka qenë pjesë e Rossonerëve për shtatë sezone (1999-2006) dhe më pas u kthye edhe për një sezon tjetër (2008–2009), ndërsa nga viti 2016 ka qenë trajner i Ukrainës.

Si lojtar, me Milanin e ka fituar titullin e Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.

Komento: