Milan shkarkoi trajnerin, vjen reagimi i papritur nga tifozët

23:13 | 08 Tetor 2019

Milan është në krizë të thellë.

Tifogrupi i Milanit, Curva-Sud kanë reaguar në rrjetet sociale me situatën e fundit që po ndodh tek Milani.

Sot është shkarkuar trajneri Marco Giampaolo dhe pritet që në vendin e tij të vijë Stefano Pioli. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, që shkruajnë se drejtuesit duhet të jenë në lartësinë e emrit të Milanit dhe ata janë të mërzitur me këto lloj talljesh.

“Duhet të jeni në lartësinë e emrin të Milan. Jemi të merzitur me këto lloj talljesh nga ju. Nuk e meritojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë shfaqje mediokre që po bëni”, shkruajnë tifozët.

Ndërkohë, kujtojmë që nesër pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i teknikut Stefano Pioli në krye të stoli të kuqezinjve.

Komento: