Milan shokohet në minutata e fundit nga Spezia

20:35 | 17 Janar 2022

Spezia shokon Milanin në San Siro – ia merr tre pikë.

Spezia e ka mposhtur Milanin në kuadër të javës së 22-të në Serie A, me rezultat 2-1 në San Siro.

Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutat e parë.

Por, në minutën e 45-të, vendasit fituan një penallti, të cilën në gol dështoi ta konvertonte Theo Hernandez në minutën e 45-të.

Por, Rafael Leao nuk gaboi të shënonte pas vetëm një minute, për të kaluar Milanin në epërsi.

45 minutat e dytë ishin më të dobët nga Rossonerët, pasi mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat, por edhe të merrnin fitoren.

Në minutën e 64-të, Kevin Agudelo pranoi një asistim nga Domenico Verde, për të shënuar për 1-1.

Deri në fund, Milani u tronditë edhe një herë, pasi Spezia i përmbysi shifrat në minutën e 90+6 me golin e realizuar nga Emmanuel Gyasi.

Pas javës së 22-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 48 pikë, dy më pak se lideri, Interi.

Komento: