
Milan është ende i interesuar në idenë e një lëvizje për Youcef Atal në janar.
Kuqezinjtë kanë pasur probleme me pozicionin e mbrojtjes së djathtë këtë sezon, pasi Davide Calabria tashmë ka pasur dy kartonë të kuq dhe Andrea Conti ka luftuar për qëndrueshmëri,përcjell ORAinfo.

Kohët e fundit u pretendua se Paolo Maldini së bashku me Zvonomir Boban dhe Ricky Massara do të “ndërhyjnë për të zgjidhur problemin” në dritaren e janarit.
Katër synime të mundshme u përmendën në ato raporte të veçanta, duke përfshirë Mehmet Zeki Celik të Lille, Serge Aurier të Spurs dhe Djibril Sidibe të Everton (me hua nga Monaco) – si dhe Youcef Atal.
Sipas raportit të fundit nga Calciomercato.com, Atal ‘do të jetë një nga qëllimet kryesore në treg për shumë ekipe evropiane’ përfshirë Rossoneri.
23-vjeçari ka një gol dhe një asistim në 10 ndeshje të Ligue 1 për Nice dhe është lidhur me lëvizjet në Chelsea, Spurs dhe Paris Saint-Germain në dy muajt e fundit./ORAinfo/