Milan vjen me transferim të “çmendur” nga Juventusi

14:24 | 05 Janar 2019

Milan është i interesuar që ta rrëmbejë mbrojtësin e Juventusit, Methi Benatia.

Madje marokeni ka deklaruar haptazi se nuk i pëlqen të qëndrojë rezervë te Juventusi.
Marokeni ka luajtur vetëm 6 ndeshje deri më tani për Juventusin, teksa nuk përjashtohet mundësia e largimit nga bardhezinjtë.

Për Benatian Milani do të ishte një destinacion mjaft i mirë teksa Gattuso e pëlqen ta ketë në skuadër qëndermbrojtësin.

Megjithatë deri më tani nuk ka ardhur asnjë ofertë, dhe ende ai nuk ka kërkuar që të shitet nga Juventusi.

Komento: