
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka do të bashkohet me Milanin në janar , raporton RSI Sport.
Publikimi zviceran deklaron se 27-vjeçari tashmë ka filluar gjuetinë e shtëpive në Itali, pasi u hoq nga shiriti i kapitenit në Emirates Stadium, përcjell ORAinfo.

Xhaka nuk ka luajtur për Arsenalin që prej përgjigjes së tij të zemëruar gjatë një barazimi 2-2 kundër Crystal Palace në 27 tetor./ORAinfo/