
Milani po mendon të nënshkruajë sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz në afatin e ardhshëm të transferimit të janarit.
Raporti detajon se si kuqezinjtë do të përballen me konkurrencën nga skuadra e Katarit Al-Rayyan për sulmuesin 26-vjeçar, por mendon se ai mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve sulmuese të klubit, përcjell ORAinfo.

Diaz nuk ka arritur të paraqitet fare deri më tani këtë sezon për Los Blancos, duke qenë vetëm një herë pjesë e skuadrës së ndeshjes, ku ai u ul në pankinë./ORAinfo/