Milani apo Juventusi? Higuain befason me përgjigjen e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milani apo Juventusi? Higuain befason me përgjigjen e tij

19:07 | 12 Shtator 2019

Duket se Juventusi është skuadër më e dashur për Higuainin.

Higuain thotë se me të përfunduar sezoni, e kishte të qartë se ku dëshiron të luajë edicionin 2019/20.

Pas një viti huazimi, gjashtë muaj te Milani dhe gjashtë të tjerë te Juventusi, Gonzalo Higuain u rikthye te Juventusi.

U raportua se “Zonja e Vjetër” nuk do ta mbajë në skuadër, por prezenca e Mauricio Sarrit e bëri të vetën dhe ish-sulmuesi i Juventusit është i lumtur që do ta veshë sërish fanellën e kampionëve të Italisë.

“Menjëherë pas rikthimit në Torino, e kisha të qartë se çfarë dua të bëj. Doja të qëndroj në Juventus”, tha Higuain për Sky Sport Italia.

“Sinqerisht, askush nuk më tha asgjë kur u riktheva. U ktheva që të punoj, të tregoj vlerën time”.

“Juve është ekip i shkëlqyer, me tifozë fantastik – është klub i madh, kështu që jam i lumtur që gjendem këtu”.

Ai foli edhe për numrin, që e ndërroi nga 9 në 21.

“Ishte zgjedhja ime. Vendosa ta ndërroj me 21, që është dita e lindjes së vajzës time. Është vendim i marrë nga zemra dhe gjithashtu është duke më sjell fat. Kjo është e vërteta pse zgjodha numrin 21”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!