Milani bën gjestin që duhet duartrokitur

21:31 | 28 Janar 2020

Skuadra e Milanit ka bërë gjestin që duhet duartrokitur.

Milani e ka nderuar legjendën e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter të dielën, para takimit çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Torinos të martën.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli në Los Anxhelos.

41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas.

Vdekja e tij e ka tronditur gjithë botën, përfshirë klubin italian Milan, adhurues i të cilit ka qenë Bryant.

Kuqezinjtë e nderuan atë duke e vendosur një buçet me lule dhe një top futbolli në cepin e fushës në San Siro para takimit me Torinon.

Pak momente para fillimit të ndeshjes u lëshua edhe një video e shkurtër në ekranin gjigant në San Siro, ku shihej Bryant bashkë me vajzën e vet Gianna, me mesazhin: “Legjendat nuk vdesin kurrë. Përgjithmonë Bryant”.

Komento: