Milani ka gati 30 milionë euro për yllin e Juventusit

23:12 | 17 Nëntor 2019

Milani ka gati 30 milionë euro për yllin e Juventusit.

Milani është duke përgatitur një ofertë prej 30 milionë euro për të transferuar mbrojtësin turk të Juventusit, Merih Demiral, përcjell “La Gazzetta dello Sport” të dielën.

Mirëpo, për transferimin e Demiralit, Milani do të ketë konkurrencë të madhe, pasi edhe Arsenali dhe Manchester Unitedi po insistojnë të sjellin reprezentuesin e Turqisë.

Milani po mendon të bëjë sërish ofertë për Demiralin në janar, pasi kishte tentuar të huazonte qendërmbrojtësin në verë, transmeton Koha Ditore.

Juventusi ka ofruar Daniele Ruganin, mirëpo Milani e do vetëm Demiralin.

Milani mendon të shes Franck Kessien dhe Ricardo Rodriguezin për të mbledhë fondet për të transferuar Demiralin.

Komento: