Milani me ndryshime të mëdha, po e ‘rrëmben’ yllin e madh

20:09 | 19 Dhjetor 2019

Duket se Milani do të bëjë ndryshime të mëdha.

Milan i ka vënë syrin njërit prej njerëzve kryesorë në udhëheqësinë e skuadrës së Atalanta.

‘Rosoneri’ raportohet se janë duke tentuar të afrojnë në skuadër drejtorin sportiv, Giovanni Sartori.

Këtë lëvizje Milan do të synojë ta finalizojë gjatë vitit të ardhshëm, bëjnë të ditur mediet italiane.

Milan nuk ka pasur kontinuitet në formë gjatë viteve të fundit, duke ndryshuar drejtorin sportiv në secilën prej tri verave të kaluara.

Kështu, ‘Rosoneri’ planifikojnë që kampanjën e transferimeve për 2020/2021 ta drejtojë Sartori.

Sartori ka bërë një punë mjaft të mirë me Atalanta, të cilët kanë regjistraur një formë të lartë në sezonet e fundit, duke u kualifikuar edhe për Ligën e Kampionëve.

Komento: