Tre mbrojtësit që po kërkohen nga Milan.
Milan është duke punuar për të përforcuar mbrojtjen.
‘Rossonerët’ kanë në monitorim tre mbojtës, dhe janë të gatshëm të nisin bisedimet për transferimin e ndonjërit prej tyre.
Tuttosport raporton se Milan janë të interesuar për Merih Demiral dhe Daniele Rugani të Juventusit, përcjell lajmi.
Milan gjithashtu janë të interesuar edhe për Jean-Clair Todibo e Barcelonës.
Lëvizje konkrete rreth transferimeve pritet të ketë kur të hapet afati kalimtar i janarit.