Milani merr lajme ‘katastrofale’, po ndodhin ndryshime të mëdha

21:53 | 18 Dhjetor 2019

Një lajm aspak i mirë për skuadrën e Milanit.

Ndryshime të mëdha priten të ndodhin tek skuadra e Milanit.

Milan po mendon të shesë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që të rregulloj problemet e tyre financiare.

Sipas asaj që shkruan Gazetta dello Sport, mbrojtësi i majtë Ricardo Rodriguez, mesfushori Franck Kessie dhe sulmuesi i krahut Suso janë tre lojtarët që pritet të largohen nga “San Siro”.

Klubet e mëdha evropiane janë vënë pas Susos, ndërsa interesim për Rodriguez dhe Kessie ka shprehur Napoli.

Komento: