Milani mposht Romën në “San Siro”, i afrohet liderit Inter

20:36 | 06 Janar 2022

Milani ka triumfuar në derbin ndaj Romës.

Kuqezinjtë kanë mposhtur skuadrën e Jose Mourinhos me rezultat 3-1.

Milani zhbllokoi sfidën në minutën e 8-të kur Olivier Giroud u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërkohë nuk shkoi shumë dhe rosonerët e dyfishuan epërsinë nëpërmjet Junior Messias në minutën e 17-të.

Romakët u kthyen në lojë në minutën e 40-të kur Tammy Abraham realizoi gol nga një top i devijuar, për të ndezur sfidën në pjesën e dytë.

Gjërat në pjesën e dytë nuk shkuan aspak mirë për Romën pasi në minutën e 74-të ata mbetën me një futbollist më pak në fushë kur Rick Karsdorp u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kuqezinjtë e shfrytëzuan për mrekulli avantazhin e një futbollisti më tepër në fushë duke e realizuar golin e tretë dhe të qetësisë nëpërmjet Rafael Leaos në minutën e 82-të.

Situata në minutat shtesë u bë dramatike pasi mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini u ndëshkua me karton direkt të kuq, duke u bërë penallti në favor të Milanit, mirëpo Ibrahimovic gaboi nga pika e bardhë, për të mbetur në fund rezultati final 3-1.

Me këtë fitore Milani i vihet në ndjekje liderit Inter duke iu afruar në vetëm një pikë, me 45 pikë sa kanë tani Kuqezinjtë, karshi 46 pikëve të zikaltërve por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Komento: