Milani në festë, merr lajmin e shumëpritur nga ylli i madh

22:13 | 08 Shtator 2019

Skuadra e Milanit ka marrë një lajm mjaftë të mirë.

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, mund të buzëqeshë.

Theo Hernandez të martën do t’i ribashkohet skuadrës për të nisur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit.

Francezi, që u kushtoi kuqezinjve 20 milionë euro, pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë sfidës në turnen e Itnernational Champions Cup kundër Bayern Munich. Që prej asaj dite trajneri nuk e ka pasur në dispozicion lojtarin.

Sidoqoftë, problemet tashmë janë lënë pas dhe Hernandez shumë shpejt do të rinisë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.

Vetë lojtari është shfaqur tepër entuziast për rikthimin, madje sipas stafit mjekësor të kuqezinjve ai do të jetë gati për transfertën kundër Veronës.

Sigurisht, nuk pritet që të luajë që nga minuta e parë. Gjithsesi, rikthimi i Hernandezit është një lajm i mirë në kampin kuqezi, veçanërisht për teknikun Giampaolo, i cili gjatë verës u shpreh tepër i kënaqur me performacën e 21-vjeçarit.

Komento: