Milani po e transferon ‘Kylian Mbappen’ e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milani po e transferon ‘Kylian Mbappen’ e ri

09:57 | 11 Shtator 2019

Kreu i Milanit për skautim, Geoffrey Moncada e ka identifikuar talentin 16-vjeçar Angolan Eduardo Camavinga si një lojtar që duhet ndjekur për tu transferuar në ‘San Siro’.

Calciomercato raporton se Camavinga është një produkt i akademisë rinore të Stade Rennais, duke u futur në ekipin e parë vitin e kaluar, ku luajti mbi 350 minuta në moshën vetëm 15 vjeç, përcjell ORAinfo.

I riu po ndiqet nga skautistët në të gjithë Evropën për shkak të talentit të tij të jashtëzakonshëm në një moshë kaq të re.

Ai po cilësohet ‘Kylian Mbappe’ i ri.

Milani do të vazhdojë të përcjell Camavinga këtë sezon, megjithëse lojtari ka kontratë me skuadrën Stade Rennais deri në vitin 2022.

I riu tashmë ka bërë pesë paraqitje për Stade Rennais këtë sezon, duke luajtur 90 minutat e plota në çdo ndeshje, duke u përmirësuar tashmë në minutat e tij nga sezoni i kaluar.

Camavinga mbush 17 vjeç këtë nëntor dhe Milani mund të marrë një rrezik dhe të nënshkruajë mesfushorin mbrojtës në afatin kalimtar të janarit. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!