Milanit nuk po i ecën, transferi i ri do të mungojë 3-4 muaj pas lëndimit

13:49 | 29 Nëntor 2019

Leo Duarte ka pësuar një lëndim të rëndë.

Milani ka marrë një goditje, pasi mbrojtësi Leo Duarte do të mungojë tre deri në katër muaj, është bërë e ditur nga klubi italian të enjten.

Duarte, një transferim i Milanit nga Flamengo, vetëm sa ka depërtuar në skuadrën e parë të Milanit, ndërsa ka startuar në katër nga shtatë ndeshjet e fundit.

Mirëpo, 23-vjeçari mungoi në barazimin 1:1 në fundjavë me Napolin dhe konfirmohet se ai ka një lëndim në thembrën e këmbës së majtë.

Duarte është operuar të enjten dhe do të mungojë tre deri në katër muaj, sipas faqes zyrtare të klubit.

Është një goditje e radhës për Milanin, pasi qendërmbrojtësi tjetër Mattia Caldara, është po ashtu i lënduar.

Komento: