Milanit po i ik ylli i madh

12:01 | 20 Tetor 2019

Milanit mund të ikë Kessie.

Wolves mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Milanit ,Franck Kessie në një përpjekje për të forcuar skuadrën e tyre në mënyrë që të sfidojë si në Premier League ashtu edhe në Evropë këtë sezon,përcjell ORAinfo.

22-vjeçari ishte afër të bënte kalimin në Molineux gjatë verës, vetëm që marrëveshja nuk u realizua. Por Guardian pretendon se interesi është rikthyer përsëri, me sigurinë që ylli i Bregut të Fildishtë mund të largohet pasi klubi italian vazhdon të luftojë me financat e tyre./ORAinfo/

Komento: