Milot Rashica e merr në shtëpinë e tij portierin e Çekisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milot Rashica e merr në shtëpinë e tij portierin e Çekisë

21:06 | 06 Shtator 2019

Rashica e ka marrë në shtëpi portierin ҫek.

Portieri i Çekisë kishte njoftuar se bashkëlojtari i tij, Milot Rashica e ka ftuar atë në shtëpinë e tij.

Pavlenka me shaka kishte treguar se Rashica i ka thënë se do ta ftojë në shtëpinë e tij për një festë në mënyrë që ta humb fuqinë para ndeshjes me Kosovës.

E duket se kosovari e ka mbajtur fjalën pasi në rrjetin social Instagram Rashica ka publikuar një foto me portierin, e ku edhe është një mbishkrim ku thuhet “Tri pikët do të qëndrojnë në Kosovë më fal vëlla”.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Çekisë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Komento: