Milot Rashica prezanton te klubi anglez të bukurën e Kosovës

20:42 | 16 Korrik 2021

Rashica hap zemrën para gazetarëve anglezë: Në Kosovë fëmijët mbajnë veshur fanellat tona, karrierën e kam nisur në vendlindje.

Milot Rashica ka mbajtur konferencën për media si lojtar i Norwich Cityt në Ligën Premier ku nuk ka harruar ta flas edhe për vendlindjen e tij.

Rashica kaloi nga Werder Bremen te Norwich dhe të enjten u prezantua si lojtari më i ri i tyre.

Gjatë konferencës për media, Rashica shfrytëzoi rastin ta promovonte Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke thënë se fëmijët në Kosovë i veshin fanellat e tyre dhe jo më të ekipeve tjera kombëtare dhe lojtarëve tjerë.

“Ne shikonim ekipet tjera kombëtare dhe lojtarët tjerë, por tani mund të shikosh fëmijët në Kosovë që bartin emrat tanë në fanellat e tyre. Kur ne luajmë, askush nuk punon”.

“Të gjithë duan të shkojnë në stadium ose diku për ta shikuar ndeshjen. Kjo na bënë neve shumë të lumtur dhe krenar”, ka thënë fillimisht Rashica.

Sulmuesi tutje foli edhe për mënyrë se si e ka filluar karrierën, duke u ngritur lart e më lart deri në ligën më të fortë.

“Është një histori e madhe në Kosovë. Ata janë shumë të ngazëllyer. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar kam pasur një mikpritje të ngrohtë nga shumë kosovarë dhe shqiptarë në Norwich dhe Londër”.

“Mendoj se udhëtimi im është pak më ndryshe, sepse unë fillova në Kosovë dhe më pas nga Liga e Kosovës u transferova në Holandë dhe më pas në Gjermani”.

“Por gjithçka që kam pasur gjatë rrugës dhe gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën thjesht më bën më të fortë dhe unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për vendin tonë dhe për të gjithë lojtarët që ia dolën si unë”.

“Kjo është ajo që na jep neve mentalitetin e forte të punës dhe të jemi të fortë mendërisht. Kjo është një gjë e veçantë për neve sepse nuk e harrojmë kurrë prej nga vijmë. Ne çdoherë ia kujtojmë këtë vetes”, ua ka treguar Rashica gazetarëve anglez.

Komento: