Mimoza ‘shashtris’ sheikët, me këtë fustan shetitë rrugëve të Dubait!

08:25 | 23 Mars 2019

Mimoza Shkodra po vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë dhe të publikut.

Ajo përveç që komentohet shumë si këngëtare e suksesshme, ajo është e komentuar shumë sidomos për jetën e saj private, përcjell ORAinfo.

Mimoza ishte e fejuar për pak muaj me këngëtarin nga Shqipëria, Seldi Qalliun dhe si lidhja ashtu edhe ndarja e tyre bëri bujë të madhe në media.

Ajo tani është shumë aktive në rrjete sociale dhe nuk mungon me postime të ndryshme nga jeta e saj.

Këto ditë ajo po qëndron në Dubai dhe ka postuar një foto nga atje. E veshur me fustan të gjatë dhe unik, Mimoza shfaqet super joshëse. /ORAinfo/

Komento: