Ministri i Shëndetësisë: Një pacient u shërua plotësisht, kemi 8 raste të reja me koronavirus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri i Shëndetësisë: Një pacient u shërua plotësisht, kemi 8 raste të reja me koronavirus

17:53 | 26 Mars 2020

Janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell ORAifo.

Vitia ka dhënë edhe lajmi e mirë se sot zyrtarisht është shënuar personi i parë i shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë:

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Komento: