Ministri Murati thotë se si shkak i ndihmës së Qeverisë sot qytetarët kanë më shumë para në banka

11:16 | 22 September 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se pulsi ekonomik matet edhe me depozitat që qytetarët i kanë në sistemin bankar.

Murati ka thënë se në filim të vitit ka pasur rënie të depozitave të qytetarëve për shkak të luftës në Ukrainë.

Duke aluduar që për shkak të frikës, njerëzit kanë blerë më shumë mallra.

“Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai po ashtu ka shkruar edhe për rolin e mërgatës, sipas tij në korrik ka pasur rekord të depozitave për shkak të ndikimit financiar të diasporës.

“Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro”, ka thënë Murati, të enjten.

“Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro”, ka thënë Murati.

Komento: